Ky është 47-vjeçari i arrestuar në operacionin “Vera”, bashkë me një turk u kapen me mbi 10 kg marihuanë në Prizren

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren ka realizuar sot një operacion policor, ku janë kapur një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike dhe kanë rënë në pranga dy persona.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije për Sinjalin se dy personat e arrestuar për këtë rast janë Orhan Fetahu 47- vjeçar dhe Adem Uskuplu 53-vjeçar.

Kujtojmë se Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar se gjatë operacionit “Vera” janë gjetur dhe sekuestruar mbi 10 kilogramë marihuanë e cila dyshohet se ishte destinuar për tregun e Turqisë.

“Policia ka kryer kontrolle në dy lokacione në Prizren, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg e 414 gr, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë. Dyshohet se marihuana ishte e destinuar për tregun ndërkombëtar (Turqi) dhe në treg kap vlerën përafërsisht 36 500 euro”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe gjësende tjera.

Dy të dyshuarit, njëri nga ta i nacionalitetit turk, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe të njëjtit do të hetohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Kjo është gruaja që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Podujevë