Atentat djalit të ish-bosit të mafies në Itali: Në makinë me të ndodhej një shqiptar

Djali i një ish-bosi të mafies ka qenë në shënjestër të të shtënave pas një konflikti në San Cipriano D’Aversa, Caserta, Itali. Mediat italiane raportojnë se u qëllua me armë zjarri drejt makinës tip “Fiat”, ku ndodhej Tammaro Caterino.

Plumbat kapën pjesën e pasme të makinës, në të cilën ndodhej dhe miku shqiptar i 44-vjeçarit. Tammaro Caterino është djali i Sebastiano Caterino, bosi i familjes Casalesi i vrarë më 31 tetor 2003.

Debati i dhunshëm fillimisht ka ndodhur jashtë një lokali dhe ka çuar në të shtëna me armë zjarri drejt makinës. Pavarësisht të shtënave, nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë ka nisur hetimi për identifikimin e autorëve, por të dy u zhdukën pas ngjarjes, duke e bërë të vështirë për autoritetet gjurmimin e tyre.

Konflikti dyshohet se erdhi pas një debati për marrjen me qira të një makine, por ende nuk dihet nëse ka qenë ndonjë ‘konfikt i çastit’ mes pjesëmarrësve në përleshje apo mosmarrëveshje e bandave që po tentojnë të marrin në zotërim territorin.

Lexo edhe:  Del një fallxhore e re shqiptare, me kripë e piper të bën edhe kryetar komune