Ky 43-vjeçar është zhdukur në Pejë, Policia kërkon ndihmën tuaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të gjetur një person të zhdukur.

Bëhet fjalë për JETON (Sokol) Markajn, i lindur me 14.02.1980 në Gllaviciqё të Pejës.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” thuhet në njoftimin e Policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]

Lexo edhe:  Aksidentohen rëndë dy vetura, lëndohen 7 persona