31-vjeçarja i shkon në banesë kunatës në Fushë Kosovë, e rrah atë dhe dy vajzat e saj

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar në Polici. Mosmarrëveshjet për prona, paratë e arsye të ndryshme janë motivet që i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat, por edhe anëtarët tjerë që të përshihen në përleshje të ndryshme.

Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Pajazit Islami’ në Fushë Kosovë, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së burrit dhe vajzave të saj.

Sinjali mëson se  31-vjeçarja ka shkuar në banesën e viktimave dhe të njëjtat i ka sulmuar fizikisht, duke u shkaktuar lëndime trupore.

17-vjeçarja dhe e dyshuara kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që 31-vjeçarja është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Vetëgjyësi’.

Lexo edhe:  Plas sherri në Parkun e Gërmisë: 21-vjeçari sulmohet nga një person, dërgohet me urgjencë në QKUK