Billboarda falënderues për Policinë e Kosovës shfaqën në zemër të New York-ut

Policia e Kosovës ka marrë mbështetje të madhe pas aksionit të djeshëm kundër terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit, ku fatkeqësisht mbeti i vdekur polici, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.

Mesazhe falënderuese për Policinë e Kosovës kanë ardhur edhe nga New York-u.

Në Times Square, në zemër të New York’ut janë shfaqur billboarda falënderues për Policinë e Kosovës

“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri -Afrim Bunjaku”, “Faleminderit heronjve tanë Policisë të Kosovës”, janë mesazhet që janë shfaqur në Times Square.

Lexo edhe:  Skandaloze: Vendoset mbrapsht flamuri i Kosovës në fanellat e lojtarëve të Armenisë