Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot me diell dhe shumë të ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 26 gradë Celsius, madje mund të ndodhë deri në 27 gradë Celsius. Risi do të jetë rikthimi masiv i grimcave Sahariane.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Temperaturat në zonat më të nxehta të rajonit nga 27 deri në 30 gradë Celsius.

Edhe më ngrohtë pritet të jetë të hënën përpara ardhjes së fronti të ftohtë ajror.

Temperaturat maksimale nga 27 në Kosovë deri në 31 në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Vonë në mbrëmje Mali i Zi dhe veriu i Shqipërisë parashihet të përfshihen nga fronti i ftohtë me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale shiu priten në gjysmën veriore të Shqipërisë dhe aty-këtu në ndonjë rajon të Republikës së Kosovës, por fronti do të kushtëzojë ulje të temperaturave në tërë rajonin.

Nga e marta më freskët, por kryesisht thatë. Temperaturat do të fillojnë të rriten përsëri nga mesi i javës./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Tragjike: Vritet një person në Prizren