“Kur ushtria juaj të kthehet në tokën tonë”, kështu i kundëpergjigjen tifozët e Dritës serbëve

Sloganit të Serbisë “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” i janë përgjigjur sot me një koreografi tifozët e Dritës “Intelektualë”.

“Kur ushtria juaj të kthehet në tokën tonë”, shkruhet në sloganin e tyre, teksa mbi të shihen disa varre, duke simbolizuar suksesin e Policisë së Kosovës në mbrojtjen e territorit kundër terroristëve serbë.

Koreografia u shfaq në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, atje ku po zhvillohet ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit, e vlefshme për xhiron e shtëtë të Albi Mall Superligës.

Lexo edhe:  Pejë: Vjehrri ushtron dhunë ndaj nuses dhe e dëbon nga shtëpia, ajo e denoncon në Polici