Kur do të procedohet Trusti në Kuvend, flet iniciuesi

Komisioni për Buxhet javën e kaluar nuk ka miratuar në komision, nismës për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Iniciuese i nismës. Adnan Jashari për Front Online ka thënë se janë duke pritur që kjo çështje sa më shpejt të dërgohet në Kryesi e më pas të caktohet data kur do të shqyrtohet nga deputetët e Kuvendit.

“Po presim të caktohet data e seancës plenare për Trustin, afatet ligjore janë 2 deri 4 javë!”, thotë ai.

Jashari ka bërë thirrje që kjo çështje të mos zvarritet sikurse në komisionin përkatës.

“Shpresojmë të mos e zvarritë çështjen Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe sa me parë te votohet projektligji që lejon tërheqjen e 30 % të Trustit”, deklaroi ai.

Më 15 korrik të këtij viti, në Kuvendin e Kosovës u dorëzuan nënshkrimet e peticionit për nismën legjislative qytetare për Projektligjin për Trustin

Lexo edhe:  Nëse nga 15 nëntori vozitni me gomat e verës, dënoheni me 40 euro