U hoq nga vendi ku u vetëflijua, guri i Nanës Pashkë përfundon në mbeturina

Një gur i vendosur në vendin ku Pashkë Marku, e njohur si ‘Nana Pashkë’, u vetëflijua duke djegur veten nga mërzia për djemtë e vrarë gjatë luftës në Kosovë, është hequr ditë më parë nga pronari i tokës.

Familjarët e të ndjerës dhe pronari i tokës nuk kanë arritur që të gjejnë një mirëkuptim për të mos larguar gurin që aty, pasi ky i fundit ka akuzuar familjen Marku se duan të bëjnë kishë në tokën e tij.

Gazetari, Arsim Lani, ka publikuar pamje ku shihet se guri ka përfunduar në mbeturina.

“Guri, simbol i flijimit te nje nene per djemte e saj, perfundon ne mbeturina”, shkroi Lani.

Na fal NANA PASHKE!Guri, simbol i flijimit te nje nene per djemte e saj, perfundon ne mbeturina.

Lexo edhe:  Ulen temperaturat, nga nesër kthehet dimri i vërtetë – pritet borë