Në Skënderaj, e vjedhin kamionetën dhe e ngarkojnë traktorin në të, policia i kthen mjetin pronarit

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur në Skënderaj. Katër ditë më parë, në Rezallë të Re të Skënderajit është raportuar në polici vjedhja e një kamionete.

Gjatë ditës së djeshme policia ka hasur kamionetën e vjedhur në të cilën ishte ngarkuar edhe një traktor.

Me të vërejtur policinë, të dyshuarit kanë braktisur kamionetën dhe janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa kamioneta i është kthyer pronarit.

Lidhur me rastin traktori është dërguar në parking të stacionit policor deri në identifikimin dhe verifikimin e pronarit të tij. Rasti është duke u hetuar.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim