Digjet një veturë afër stacionit të autobusëve në Drenas

Një veturë e tipit ‘Golf IV’ është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në komunën e Drenasit.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale, vërehet se vetura ka pësuar djegie në pjesën motorike të saj.

Po ashtu, nga të njëjtat burime, përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

/GazetaSinjali/

Lexo edhe:  Kriza e rrymës: Qeveria ndan 19 milionë euro për faturat e konsumatorëve