Vetura në Gjakovë rrezikon trafikun me manovrime nga njëri shirit në tjetrin

Një veprim i çuditshëm nga një shofer ka bërë që të rrezikojë komunikacionin dhe të shkaktojë një aksident të mundshëm sot në orët e vona në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas një video të dërguar nga sinjalizuesit, në rrugën “Tirana” në Gjakovë, një automjet është parë duke bërë manovrime të rrezikshme nga njëri shirit në tjetrin.

Siç mund të shihet në pamje, aty është evituar për fare pak një aksident, pas ngasjes jo të mirë nga vetura përpara, e cila është parë duke lëvizur në të dy shiritat.

Më poshtë mund ta shikoni videon e plotë.

 

Lexo edhe:  Punëtorët e pastrimit shkojnë në Jarinje që t’i largojnë mbeturinat