“Kujt po ia merr klientët?”, përplasen pronarët shqiptarë të lokaleve – një i plagosur

Një konflikt me protagonistë dy pronar biznesesh është regjistruar paraditen e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në portën hyrëse të lagjes “Kala” ku ndodhen pranë njëri- tjetrit dy bizneset, njëri i hapur rishtaz ditët e fundit.

Mësohet se debati fillimisht ka nisur me dhunë verbale, duke degraduar më pas në përleshje fizike mes tyre.

Burime për Euronews bëjnë me dije se konflikti ka nisur për shkak të marrjes së klientelës.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur njëri prej pronarëve, i cili është duke marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin e Elbasanit.

Në bazë të pamjeve të siguruara nga Euronews Albania, në vendngjarje shihen gjurmë gjaku.

Policia me të mbërritur në vendngjarje ka bërë shoqërimin e njërit prej personave dhe në vijim pritet të marrë dëshmitë e tyre mbi shkaqet e konfliktit që gjeneroi në përdorimin e dhunës fizike.

Lexo edhe:  Në Serbi tre nxënës kapen me lista të shokëve që dëshirojnë t’i vrasin