Vazhdon aksioni ‘Shpërndarësi’: Antidroga arreston edhe tre persona, sekuestrohet një sasi e kokainës

Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Gjilan në bashkëpunim me Njësinë e DHTN në Prishtinë kanë vazhduar sot aksionin e koduar si ‘Shpërndarësi 3’, me qëllim kapjen e personave që merren me shitblerjen e drogës, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë këtij operacioni policor, janë kryer kontrolle në tri lokacione, ku janë arrestuar tre persona dhe është sekuetsruar një sasi e kokainës.

“Lokacionet e kontrolluara janë pronë e të dyshuarve: S.L., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1981), R.R., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1989), A.R., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1995) dhe K.L., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1994).

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar: 100.2 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, dy vetura, 2270 euro dhe 30 franga zvicerane. Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. “

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Lexo edhe:  E rëndë në Deçan: Vajza 17-vjeçare e sulmon me thikë babanë pasi s’pati cigare për t’i dhënë