Një rast tjetër i dhunimit: 25-vjeçarja nga Gjakova denoncon një burrë, Prokuroria nis hetimet

Ngacmimet, sulmet dhe dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë është shndërruar në fenomen shqetësues, pasi që pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla. Përveç rastit të dhunimit që ka ndodhur brenda familjes në Istog, për të cilin u raportua sot, burimet kanë bërë të ditur detaje edhe për një rast tjetër.

Siç mëson Sinjali, këtë herë rasti ka ndodhur në Gjakovë, ku një vajzë 25-vjeçare ka raportuar në Polici se është dhunuar nga një burrë (emër i njohur për redaksinë), me të cilin fillimisht kishin nisur një njohje, por që përfundoi keq.

Sipas informacioneve të para, gjithçka ka ndodhur para 10 ditësh pasi i dyshuari dhe viktima ishin takuar në një lokal për të kaluar kohë së bashku. Por gjërat ndryshuan kur i dyshuari tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën, pa dëshirën e saj. Ajo arriti t’i shmangej të dyshuarit, por pas një kohe ndodhi sërish. Burimet thonë se i dyshuari e ka kërcënuar vajzën me thikë, duke e detyruar të kryejë seks oral.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici dhe si rezultat i raportimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet derisa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  Flet polici për rrahjen ku u përfshi i biri i tij: S’po di a është djali jem në video a djali i vëllait