Ku mbeti premtimi i Luizit për nënën, harroi gjithçka pasi u martua me Kiaren

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata finale e “BBVA”. Fitues i këtij edicioni është shpallur Luiz Ejlli.

I pyetur nga moderatorja Arbana Osmani se ku do ta shpenzojë shumën prej 100 mijë eurosh ai dha përgjigjen e papritur, shkruan Indeksonline.

Ai tha se këto para janë për të dhe Kiarën se janë pasuri pas martesore.

“Unë du me i shtu edhe do tjera me ble një shtëpi e me jetu me Kiaren”, tha ai, deklaratën e plotë mund ta ndiqni nga 3:35:14.

Lexo edhe:  Befason familja Kelmendi: “Eurovision s’ka më vlera”