Pas shumë vitesh martesë, Malësori bëhet baba i binjakëve

Këngëtari i njohur shqiptar, Malësor Prenkoçaj është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet artisti me anë të një postimi në “Instagram”, ku dhe zbuloi emrin e fëmijëve binjakë.

“Sot, Fatmiren dhe mua, na bekoi Zoti dhe na i fali binjakët, vajzën Lurën e djalin Lekë. Lurë e Lekë, paçi jetën e gjatë dhe të lumtur”, shkroi ai sipër postimit.

Ndryshe, artisti ka vite që është i martuar.

Lexo edhe:  Sofia Vergara shfaqet “hot” në bikine pas lajmit për shkurorëzim