Kryetari Idrizi dhe kryeshefi Morina nënshkruan marrëveshjen për dhënien e dy kamionëve të përfituar nga GIZ për “Unitetin”

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Uniteti”, Gazmend Morina, nënshkruan marrëveshjen për dhënien në shfrytëzim të dy kamionëve për kompaninë regjionale “Uniteti”.

Këta kamionë që janë përfituar nga GIZ, përmes Grantit të performancës – “Gara për mjedis të pastër”, do të jenë në shërbim të qytetarëve vushtrrias.

Postimi i Ferit Idrizit:

VUSHTRRI E PASTËR 🍀🍀

Së bashku me kryeshefin ekzekutiv të KRM “Uniteti”, z. Gazmend Morina nënshkruam Marrëveshjen për dhënien në shfrytëzim edhe të dy kamionëve për kompaninë regjionale “Uniteti”, të përfituar nga GIZ, përmes Grantit të performancës – “Gara për mjedis të pastër”, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve vushtrrias.

Përkushtimi im dhe i qeverisë sime për ambient të pastër do të jetë në rritje e sipër.
Vushtrria do të bëhet qytet i pastër dhe i gjelbëruar 🍀🌲.

Lexo edhe:  40-vjeçari në Skenderaj ia sheh sherrin TikTok-ut, përfundon në Polici pasi publikimit të një videoje