Ky është viktima e aksidentit në rrugën për Mitrovicë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite, në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj.

02 Press mëson se nga ky aksident i rëndë, mbeti i vdekur 67-vjeçari Deli Dedia, i cili ishte shofer i veturës së përfshirë në aksident.

Shoferi i së cilës humbi jetën, është përplasur me një autobus i cili barte punëtorë të Feronikelit.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

02 Press ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por që deri tash nuk ka marrë përgjigje.

Lexo edhe:  Sërish shpërthim në veri, shok-bomba shkakton dëme