E tmerrshme: Stacioni i autobusëve në Skënderaj kthehet në “liqe”

Stacioni i Autobusëve në Skenderaj,  është shndërruar në një liqen të vogël, pas reshjeve të shiut.

Nga pamjet të cilat i ka siguruar “Indeksonline”,  shihen autobusët të cilët janë parkuar në stacion, e hapësira mes tyre është mbuluar e tëra me ujë, duke gjasuar me një liqen të vogël.

E nuk kanë munguar as shakatë e qytetarëve me liqenin e krijuar pas shiut. Ata duke ironizuar me gjendjen e krijuar,  thonë se për të arritur tek autobusi, u duhet ta kalojnë lumin dhe se këtë mund ta bëjnë vetëm me anije.

Lexo edhe:  PAMJE: Zjarr i madh në një ndërtesë në lagjen Mati 1