Kryeministri Kurti viziton dronat Bayraktar që Kosova i ka blerë nga Turqia

Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar vendin ku mbahen dronët Bayraktar, që u blenë nga Turqia.

Ai ka publikuar pamje nga kjo vizitë, ku shihet të paktën një dron, shkruan “Jepi zë”.

Njoftimi i plotë:

Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

Lexo edhe:  Tragjedi në Mal të Zi: Raportohet për të paktën 4 të vdekur si pasojë e zjarrit, përfshirë dy të mitur