Nëna në Mitrovicë detyron dy fëmijët e saj të kërkojnë lëmoshë, e arreston Policia

Keqpërdorimi i fëmijëve me qëllim të përfitimit financiar për prindërit është një dukuri shqetësuese në Kosovë.

Janë të shpeshta rastet kur prindërit detyrojnë fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e qyteteve të vendit.

Një rast i tillë është zbuluar dje pasdite në Mitrovicë, ku Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka hasur në dy fëmijë të mitur të moshave 7 dhe 2-vjeç, duke kërkuar lëmoshë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ata ishin braktisur nga nëna e tyre, e cila më pas është identifikuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 28-vjeçares është iniciuar rasti për veprën ‘Keqtrajtim apo braktisja e fëmijës’.

Lexo edhe:  Qëndroi në arrati për pesë muaj, bie në prangat e Policisë i dyshuari për kultivimin e kanabisit