Krimi në Durrës, testohen aftësitë për përdorimin e armës të fëmijëve që dyshohet se vranë babanë

Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes makabre në Durrës, ku tre fëmijët janë të dyshuar për vrasjen e babait të tyre, Pëllumb Metës.

Mësohet se janë testuar aftësitë e të dyshuarve për përdorimin e armës, që do i japë fund dilemës se kush e shkrepi këmbëzën.

Hygerta tregoi një skenë që e kishte vrarë brenda kasolles. Skenari ishte për të dëshmuar sikur vrasja kishte ndodhur brenda kasolles. Një vlerësim balistik do të kryhet,. Policia do bëjë eksperiment të predhë, gjurmëve që janë në vendin e ngjarjes. Trajektoret që plumbat kanë ndjekur në trupën e viktimës. Do të zbulohet lartësia që ka pasur gjuajtësi, pozicioni që ka pasur, përfshi edhe rakordimin e dëshmive. Detajet do të koordinohen për t’i dhënë përgjigje shteruese se kush ishte personi që i shkrepi pistoletën. Bashkëpunëtor kanë pasur edhe vëllanë e vogël, pavarësisht se në momentin që ka ndodhur ngjarja. Edhe e ëma ka qenë jashtë banesës, por kanë qenë të përfshirë, pasi asistuan në zhdukjen e kufomës”, raporton Top News.

Pavarësisht se skema duket e qartë, mbetet mister arsyeja. Grupi hetimor po punon për të zbardhur se çfarë fshihte te kjo familja.

Lexo edhe:  Përjashtohen nga puna të dyshuarat për sulm ndaj të moshuarës, shtëpia e të moshuarve thërret konferencë për media