“Krejtve ka me ju vra” – Gjakovari kërcënon se do t’i vras personat që e sulmuan

Një 25-vjeçar nga fshati Osek Pashë në Gjakovë, i cili u sulmua para dy ditësh ka përfunduar vet në Polici, pas denoncimit që është bërë kundër tij, nën dyshimet për kanosje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur për Sinjalin se bëhet fjalë për A.M., i cili para familjarëve të tij, i mllefosur ka kërcënuar se do t’i vras personat që e kanë sulmuar më 23 korrik. Përballë kësaj situate, nga frika se mund të ndodhë diçka e keqe, familja e tij ka vendosur ta raportojë në Polici dhe të kërkojë ndihmë.

Si rezultat i denoncimit, zyrtarët policorë janë vënë në veprim dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion për të dhënë deklaratë në lidhje me rastin.

Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka vendosur që atij t’i caktohet masa e ndalimit për 48 orë dhe të iniciohet rasti për veprën penale “kanosje”.

Lexo edhe:  Syla: U knaqën fëmijaqat në institucione, mas kësaj garant ja fut naj hamburger me 2 vo, me myt stresin