Kraja thotë se shqiptarët u konvertuan me dhunë në islam, reagon Tërnava: Këto mund t’i thonë vetëm kokat e prishura

Publikimi i një analize nga kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ngjalli reagime të shumta në Kosovë.

E vargut të reagimeve i është bashkëngjitur edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Kraja në publikimin e tij ndër të tjerash vlerëson se shqiptarët u konvertuan me dhunë në islam dhe si rrjedhojë kjo mund të ketë qenë një arsye, pse kosovarët dhe shqiptarët në përgjithësi përqafuan bektashizmin, si varianti më liberal i myslimanizmit, ose ndonjëherë i praktikuan dy fetë paralelisht, krishterimin dhe myslimanizmin.

“Për ta tejkaluar këtë gjendje dhe për t’ia pamundësuar Serbisë manipulimin me fundamentalizmin islamik në Kosovë, është e domosdoshme që qarqet vendimmarrëse të bashkësisë ndërkombëtare të mënjanojnë nga diskursi i tyre këtë perceptim të gabuar për Serbinë si “mbikëqyrëse” ose “frenuese” e fundamentalizmit islamik në Ballkan dhe t’i jepet më shumë besim Kosovës, që ta menaxhojë vetë situatën me radikalizmin fetar”.

“Konvertimi i paqëndrueshëm mund të ketë qenë një arsye, pse kosovarët dhe shqiptarët në përgjithësi përqafuan bektashizmin, si varianti më liberal i myslimanizmit, ose ndonjëherë i praktikuan dy fetë paralelisht, krishterimin dhe myslimanizmin”, ka shkruar Kraja.

Kreu i ASHAK-ut shkon edhe më tutje duke i cilësuar myslimanët e Kosovës si radikalë që u përdorën nga Serbia për qëllime politike.

E krejt këto Myftiu Tërnava i quan bajoneta të drejtuara drejt islami

“Këto mund t’i thonë vetëm kokat e prishura, njerëzit e prishur shpirtërisht, moralisht, sepse ku popull ka rezistuar, ky popull ka mbijetuar, ky popull është flijuar gjithherë me bindjen e thellë në zemër, me imanin në zemër në Zotin Xh.H. dhe Resululahun s.v.a.s., në themelet dhe parimet e fesë sonë të shenjtë. Ndaj edhe këto bajoneta të drejtuara kundër Islamit tonë, kundër besimit tonë duke na quajtur neve se jemi radikalë, jemi ekstremistë, jemi në shërbim të shërbimeve të huaja, jo”, tha ai.

Lexo edhe:  Ish-dhëndri i sillet kah shtëpia 29-vjeçarit, situata mes tyre eskalon në dhunë fizike