Flet vogëlushi nga Drenica që ndihmoi familjen e tij gjatë vërshimeve, shpërblehet me 1,000 euro

Këmbët e tij janë të vogla për çizmet që ai ka mbathur tani. Por, kjo nuk e ndaloi Donart Muratin nga Skenderaj që gjatë vërshimeve në vendin e tij, të ofrojë ndihmë aq sa ai mundet.

Me lopatë në dorë, i doli krahë babait të tij duke larguar të gjitha dëmet që ishin shkaktuar ato ditë.

Ani pse ka vetëm 4 vjet, frika e tij se mund ta humbiste shtëpinë ishte e madhe.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka takuar Donartin të cilin e shpërbleu me 1,000 euro, si dhe me një mirënjohje.

Rrëfimin e 4-vjeçarit për emisionin “Kendiv” mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Për VIDEO klikoni KĒTU

Lexo edhe:  “I kam premtuar babait, do jap shpirtin për Kombëtaren”, Asani tregon a i shkroi Rama pas golave spektakolarë