Kush është vajza që u pa teksa kidnapohej nga grupet e Hamasit, babai i tronditur: Nuk mund ta mbroja

Prindërit po kërkojnë me dëshpërim për fëmijët e tyre pasi një numër i panjohur i të rinjve izraelitë u masakruan dhe u rrëmbyen në Gaza nga terroristët e Hamasit.

Mijëra njerëz, kryesisht të rinj, morën pjesë në një festë gjithë natës të premten mbrëma pranë Kibbutz-it (komuniteti kolektiv izraelit), pranë kufirit. Ishte një nga vendet që u vu nën një sulm vdekjeprurës nga terroristët e Hamasit.

Rrjetet sociale u mbushën me video tronditëse të burrave, grave dhe fëmijëve që dërgoheshin në Lane. Shumë nga këta njerëz duket se janë vrarë ose rrëmbyer.

Mes videove që qarkullon është edhe ajo e 25-vjeçares Noa Argamaniajo u rrëmbye nga terroristët e Hamasit ndërsa ishte në festë dhe shihet duke bërtitur dhe duke u lutur për jetën e saj.

“Kemi raportime për amerikanë të zhdukur e të vdekur”, Blinken: SHBA mund t’i japë ndihma Izraelit
I shkatërruar, babai i vajzës tha për Channel 12 se po lutet për kthimin e saj të sigurt.

“Ne u përpoqëm ta kontaktonim që nga momenti kur dëgjuam sirenat. Vendosa të shkoj në spital. Shkova në një nga zyrat dhe më njoftuan se nuk ishte lënduar. Ndërsa po flisja në telefon, shoku i saj i na kontaktoi dhe na tha se kishte një video të saj në një motoçikletë dhe se ajo ishte rrëmbyer dhe dërguar në Gaza,” tha Argamami.

“Unë shpresoja se ajo kishte gabuar, se nuk ishte e vërtetë, dhe më pas në ICU, një djalë erdhi tek unë dhe tha se kishte një video nëse doja ta shihja.

Kërkova ta shihja dhe më pas pashë që ishte padyshim ajo. Ajo ishte aq e frikësuar. E kam mbrojtur gjithmonë dhe për momentin nuk mundem. Unë lutem që të kthehen të gjithë”, tha burri me lot në sy.

Lexo edhe:  Ky është heroi që shpëtoi jetën e një vajze pasi kërceu nga Ura e Fshajt në Gjakovë

Noa po festonte në jug të Izraelit në një festival muzikor paqeje kur terroristët e Hamasit e rrëmbyen dhe e tërhoqën zvarrë nga Izraeli në Gaza. Noa mbahet peng nga Hamasi”, thuhet në shkrimin e Hen Mazzing, iniciues i fushatës.

Thirrje për lirimin e pengjeve janë bërë edhe nga autoritetet izraelite.