Kosovari mbetet në aeroportin e Dusseldorfit, kishte biletë false

Një mërgimtari nga Gjermania ardhja në Kosovë i kushtoi gati trefishi i parave, të cilat i kishte planifikuar. Por ai u mashtrua me një biletë joekzistente nga një kompani e shitjes së biletave.

Me vetëm 185 euro, kosovari kishte prerë biletën dydrejtimëshe Dusseldorf – Prishtinë e Prishtinë – Dusseldorf nga ”Sky Ticket”, kompani kjo të cilën e kishte gjetur në rrjetin social Facebook.

Me gëzimin që po vinte në Kosovë dhe se kishte gjetur biletë me çmim të mirë, më 26 nëntor, ai u nis për në aeroport. Por buzëqeshja iu ngri te sporteli kur punëtorja e aeroportit i kumtoi lajmin se bileta të cilën e posedonte ishte false.

Mërgimtari, i cili deshi të mbetej anonim, në rrëfimin e tij për Kiksin ka thënë se komunikimi me ”Sky Ticket” dukej aq korrekt saqë nuk i ngjallte frikën e dyshimit se edhe mund të ishte mashtrim.

Lexo edhe:  Pamje nga arrestimi i 4 personave në mes të Prishtinës, po dyshohen për vepra të rënda