Prokuroria del me njoftim për tentim vrasjen në Prishtinë: Kemi ndërmarrë veprimet hetimore për ndriçimin e rastit

Banorët në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë u terrorizuan të hënën qysh nga mëngjesi dhe nuk gjetën gjetësi deri mbrëmë në orët e vona. Djali i familjes së njohur në kryeqytet si ‘Capat’, Pajtim Gashi u rrah dhe u plagos nga dy persona, për motive akoma të panjohura. Njëri nga të dyshuarit është Shkrumbim Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës, po ashtu emër i njohur jo vetëm për prishtinasit, por edhe për organet e rendit. Dita përfundoi me një breshëri plumbash të zbrazur në afërsi të shtëpisë së tij, nga persona ende të paidentifikuar, raporton Gazeta Sinjali.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me një njoftim lidhur me këtë rast, ku thuhet se në koordinim me hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Në njoftim po ashtu kërkohet nga qytetarët që kanë informacione që lidhen me rastin, të bashkëpunojnë me organet e rendit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se menjëherë pas marrjes së informatave për plagosjen e një personi në Prishtinë, kemi autorizuar Policinë e Kosovës për marrjen e veprimeve të nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Sigurojmë opinionin publik se në koordinim me hetuesit policorë kemi ndërmarr të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Po ashtu, ftojmë qytetarët të cilët kanë informata relevante rreth rastit të bashkëpunojnë me autoritetet ligj zbatuese, duke iu drejtuar Prokurorisë dhe Policisë për të ndihmuar në hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes.” – thuhet në njoftim.

Të gjitha detajet për rastet e ditës së djeshme, i gjeni në linkun e mëposhtëm.

Lexo edhe:  Përplasen dy automjete, vdes një bari që banonte në një stan aty pranë