Ia nxori organin gjenital, zbulohet identiteti i taksistit që dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën në Prishtinë

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. E, shumë shpesh këto raste ndodhin edhe nëpër veturat të cilat përdoren për veprimtari të taksive ilegale. Për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se është arrestuar taksisti, Arianit Salihu, 29-vjeçar.

Të njëjtat burime kanë zbardhur detaje nga dëshmia e vajzës që denoncoi rastin, e cila përjetoi tmerrin përgjatë rrugës që përshkoi me të dyshuarin.

Bazuar në dëshminë e saj, gjithçka ka ndodhur rreth orës 19:00, kur kishte hipur në veturën e Salihut, për të arritur në një destinacion të caktuar. Sipas saj, 29-vjeçari fillimisht i ka bërë pyetje personale e më pas ka ekspozuar para saj organin gjenital dhe e ka prekur në pjesë të trupit.

Arianit Salihu është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Lexo edhe:  “Kobra”: Vëllai im nuk ishte në vendngjarje momentin kritik, erdhi pasi dikush i kishte thënë se më kanë vrarë