2-shet false pushtojnë tregun e Kosovës, për tri ditë në TEB u deponuan rreth 3 mijë e 500 euro

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg.

Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së sotme nga një zyrtar i bankës ‘TEB’ në Prishtinë, i cili ka njoftuar se janë detektuar disa mijëra euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Burimet e sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shumë rreth 3 mijë e 500 euro, ku të gjitha kanë qenë monedha metalike 2 euroshe – që janë deponuar për tri ditë.

Lexo edhe:  Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Kaçaniku, Xhemal Dema