Konflikti verbal përfundon me vrasje të dyfishtë, këta janë viktimat që vranë njëri-tjetrin në Kavajë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në Kavajë të Shqipërisë, ku kanë humbur jetën dy persona.

Siç raporton TCH, gjatë një konflikti të çastit, në një lokal në qendër të Kavajës, kanë mbetur të vdekur Altin Rexha dhe Edmond Goxha.

Konflikti mes tyre ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta, ndërsa bëhet me dije se të dy viktimat janë me precedent kriminal.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

Lexo edhe:  Ngritet aktakuzë ndaj 11 personave për krim të organizuar