Këta janë pesë personat e dyshuar për përleshjen që ndodhi mes dy grupeve te Rruga C

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë vonë në rrugën C në Prishtinë, në një konflikt midis dy grupeve.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se Policia i ka ndaluar pesë persona të dyshuar për rastin ku u përdorën edhe mjete të mprehta dhe pajisje tjera të forta, si pasojë e të cilave janë lënduar tre persona.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali të ndaluarit janë: Leutrim Isufi dhe Leurit Gashi të cilët pas intervistimit me urdhër të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë si dhe Egzon Isufi, Flakrim Shabani dhe Agon Binaku.

Policia nuk ka arritur ta kap edhe personin që dyshohet se ka shtënë me armë në rastin që prishi mbrëmë qetësinë në Prishtinë.

Lexo edhe:  Digjet vetura e hetuesit policor në veri