Konflikt familjar në Gjakovë: Vëllai rrah motrën, ajo e çon në Polici

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku vajzat dhe gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët  e tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një konflikt familjar ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 62-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.

Viktima ka marrë lëndime trupore dhe si pasojë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 55-vjeçari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  A do të ketë ulje apo rritje të tarifave të energjisë nga prilli, flasin nga ZRRE