Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Bujanoc, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Fshatin Kmetoc të Komunës së Gjilanit.

Sipas burimeve të “Enigmës” në vendin e ngjarjes një person është parë i shtrirë për toke.

Policia e Kosovës janë në vendin e ngjarjes.

Përveç policisë në vendin e ngjarjes është e pranishme edhe ekipa mjekësore.

Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në rajonin e Gjilanit por ende nuk ka marrë një përgjigje konkrete në lidhje me rastin.

Lexo edhe:  Kështu u vodhën 5 kg ari, një dekadë më vonë ende asnjë i dënuar