Kievi sulmohet me raketa, dalin edhe pamjet

Kryeqyteti ukrainas, Kiev, është sulmuar nga Rusia me raketa, thotë kryebashkiaku i qytetit, Vitali Klitschko.

Sipas tij, mes atyre që u goditën janë edhe dy ndërtesa banimi në rrethin qendror, Pechersk. Ai tha se disa raketa ruse janë rrëzuar me sukses, dhe se ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes.

Ky sulm po ndodhë derisa liderët botërorë janë mbledhur në Bali të Indonezisë në samitin e G20-tës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, ku kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u tha liderëve botërorë, përmes video-lidhjes, se koha për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë është “tani”.

Kjo është hera e parë që G20-ta takohet prej se Rusia ka nisur pushtimin në fund të shkurtit

Lexo edhe:  Deputeti i VV-së për kërkesat e FIT-it: Mos ta bëjnë betejë politike