Plaçkiten 3 shtëpi brenda natës në një fshat të Mitrovicës, banorët ndihen të frikësuar

Foto është përshkrim

Pronari i një shtëpie në fshatin që njihet si Rahovë e Ulët(mbi Kërrshin e Dudës), ka raportuar se shtëpia e tij është plaçkitur.

Sipas raportimit, hajnat kanë hyrë në shtëpi dhe kanë plaçkitur gjithçka mbrëmjen e kaluar, shkruan “Jepi zë”.

Kur shkuan në shtëpi, ata gjetën edhe gjurmë të këpucave që kishin lënë hajnat. Siç shihet, gjurma ka ngelur në shtrat.

Foto nga gjurmët e hajnave

Dëshmitari ka thënë për “Jepi zë” se, përveç shtëpisë së tyre, janë plaçkitur edhe tri shtëpi të tjera.

“Jepi zë” ka pyetur edhe Policinë për rastin, por ende s’ka marrë përgjigje.

Lexo edhe:  Ky është i riu që kreu vjedhje në “Super Viva” në Lipjan, bie në prangat e Policisë