Këta janë vëllezërit nga Istogu që sulmuan mërgimtarin me gruan e tij

Një bashkatdhetar është sulmuar fizikisht bashkë me gruan e tij, në veturën e tyre.

Rasti ka ndodhur gjatë kësaj jave, në Istog.

Indeksonline raporton se nga rasti në fjalë janë arrestuar katër të dyshuar për kryerjen e sulmit.

Të katërt janë vëllezër mes vete.

Bëhet fjalë për Egzon, Albert, Arben dhe Nderim Visoqin.

Të njëjtëve u është marrë deklarata dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burime të Indeksonline pohojnë se rasti është duke u hetuar nga organet e rendit.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për nesër – priten reshje shiu e bore