Dëshmitari tregon detaje për vrasjen në Skënderaj: Ishte maskuar e me veshje ushtarake

Një nga dëshmitarët e vrasjes së mbrëmshme në Runik të Skënderajt, Musa Gashi, ka treguar detaje për ngjarjen tragjike.

Ai ka thënë për Kohën se një person ka shtënë me armë zjarri. Ai ka qenë i maskuar dhe ka pasur një xhup ushtarak.

Sipas tij, ai nuk ka pasur një objektiv, por ka shtënë në drejtim të të gjithëve, duke shtuar se personi i parë i cili ka rënë në tokë, ka qenë kamerieri, apo djali i pronarit të lokalit, i cili ka vdekur.

Gashi ka shtuar se ky lokal ka çdo natë muzikë dhe nuk ushtron aktivitet të prostitucionit.

“Mbrëmë fatmirësisht nuk kemi qenë më shumë se 10-12 persona”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Sot i jepet lamtumira e fundit 76-vjeçarit nga Malisheva që vdiq pasi u alivanos papritur në rrugë