Keta janë personat e arrestuar në operacionin për fajde

Dje në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është realizuar një operacion i gjerë policor që ndërlidhet me fajdet.

Lidhur me rastin për Gazetën Insajderi mbrëmë ka dhënë detaje zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi, i cili tha se në Pejë janë ndaluar katër persona.

Ata dyshohen për “Fajde, Detyrim dhe Rrëmbim”.

Gazeta Insajderi nga burimet merr vesh se personat e arrestuar janë: Valbona Pakashtica, Irfan Pakashtica, Anes Pakashtica dhe Idriz Hajrizi.

“Me kërkese te Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamentit të Krimeve të Renda, Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione në kompetence territoriale të Prokurorisë Themelore ne Pejë dhe janë arrestuar dhe ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit 4 persona të dyshuar për veprat penale Fajde, Detyrim dhe Rrëmbim”, tha Shkodran Nikçi

Lexo edhe:  Ishin duke punuar, dy persona mbesin të lënduar në fshatin Koretishtë të Gjilanit