Katër prishtinas qërojnë hesapet me grushte, arrestohen të gjithë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, janë rrahur mes veti katër persona në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, ata kanë pasur një mosmarrëveshje, ku si rezultat i saj më pas janë rrahur mes vete, shkruan lajmi.net.

Të katër ata janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

SULM- Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë / 06.02.2024 – 22:20. Katër meshkuj kosovar janë arrestuar për shkak se të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  "Zani mos t'nihet. E ke shkelë policin, majmun" - "M'keni sha e m'keni rreh" - Përplasja e policisë me qytetarin pas aksidentit në trafik