Po vlon droga në Vushtrri, Policia kap 2 persona

Policia në Vushtrri ka arrestuar dy persona në rrugën “Pandeli Sotiri”, si të dyshuar për “posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Gjatë kontrollit të detajuar tek dy të dyshuarit është gjetur substancë e dyshuar narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancave.

“Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar G. A.,30 -vjeçar, dhe E. Q., 26 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”.

“Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-ës.

Lexo edhe:  E rëndë: Vritet biznesmeni në Shëngjin në pikë të ditës