Këta janë dy vëllezërit që dyshohet se e rrahën brutalisht 64-vjeçarin në Podujevë

02 Press raportoi mbrëmë për një rrahje brutale që ndodhi në fshati Llapashticë e Epërme e komunës së Podujevës, ku një 64-vjeçar përfundoi në spital, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që mori nga dy vëllezër. Të dyshuarit janë arrestuar tashmë nga Policia dhe janë dërguar në ndalim policor.

Por kush janë vëllezërit nga familja Muçiqi që e bënë llom viktimën me mjete të forta?

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se dy vëllezërit e dyshuar në lidhje me këtë rast janë Halit dhe Shemsi Muçiqi.

Ata po dyshohen se për motive ende të panjohura kanë sulmuar me shkop bejsbolli viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Sipas informatave të para, gjatë përleshjes njëri të dyshuarit kishte ekspozuar edhe një armë zjarri, por të cilin nuk e kishte përdorur atë.

Posa Policia ka marrë informacionin ka arrestuar fillimisht njërin nga të dyshuarit, të cilit me rastin e kontrollit polic i është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit, teksa më par është kapur edhe i dyshuari tjetër, vëllai i tij.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës’.

Ndërkohë, burimet brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë të ditur se viktima ishte dërguar në këtë qendër në gjendje të rëndë, pasi kishte marrë fillimisht ndihmën e parë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Vajza që u sulmua seksualisht, u ngjit në 7 majat më të larta në botë pa i mbushur 18 vjet