Nëna e mbyll në banesë fëmijën e saj pas mesnate dhe largohet, halla e djalit lajmëron Policinë

Fëmijët deri në një moshë të caktuar kanë nevojë të madhe për përkujdesjen prindërore. Neglizhenca ndaj tyre mund t’iu shkaktojë frikë dhe shqetësime të mëdha të cilat mund t’u lënë pasoja të rënda në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Por të gjitha këto si duket nuk i ka menduar një nënë në Gjakovë, e cila e ka lënë vetëm në shtëpi fëmijën e saj 8-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti është denoncuar në Polici nga halla e të miturit, e cila ka deklaruar se djali është zgjuar nga gjumi dhe ka filluar të qajë me të madhe,

Sipas dëshmisë së saj, 45-vjeçarja e cila është nëna e djalit, mbrëmë pas mesnate ka dalë nga shtëpia, duke lënë të mbyllur në banesë fëmijën. Si pasojë e kësaj, halla e djalit nuk ka mundur që të hyjë brenda dhe ta marrë djalin pasi dera ishte e kyçur me çelës.

Për të bërë një zgjidhje, ajo ka kërkuar ndihmën e Policisë, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë fëmijën nga banesa.

Njësitë policore kanë intervistuar hallën e djalit, e cila ka thënë se kunata e saj e neglizhon fëmijën dhe nuk kujdeset si duhet për të.

E dyshuara është shpallur në kërkim policor, pasi që ende nuk dihet se ku është.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet e dyshuara.

Lexo edhe:  Flet për herë të parë vajza e videos erotike me Safet Gjicin, tregon pse e fundosi ish-kryetarin e Kukësit