Këta janë dy të rinjtë e arrestuar për shitblerje të drogës – sekuestrohen thika, shufra e vetura

Pak me parë u raportua për arrestimin e dy personave në Prizren, të cilët u kapën në flagrancë më substanca narkotike nga njësiti i Antidrogës. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për dy të rinj, të cilët u kapën në fshatin Lubizhdë. Përveç drogës, Policia iu gjeti edhe armë, dëshmi këto që u sekuestruan në cilësi të provave.

Siç thonë të njëjta burime dy të rinjtë e arrestuar për këtë rast janë Valmir Krasniqi, 28-vjeçar dhe Ardian Muji, 22-vjeçar, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para që posedon Sinjali, te dy të dyshuarit është gjetur sasi e substancave narkotike, të llojit marihuanë, ndërkohë që në veturën e tyre janë gjetur edhe thika, shufër metalike, e telefona, që po ashtu janë sekuestruar bashkë me automjetin.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat për veprat me të cilat ngarkohen. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave policore, dy të rinjtë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Vetura e Policisë aksidentohet në Prishtinë