Vizitë te familja dhe homazhe te varri i Afrim Bunjakut, pasdite mbahet akademia përkujtimore

Qeveria e Kosovës ka organizuar aktivitete për shënimin e 1 vjetorit të rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se nën patronatin e kryeministrit Albin Kurti, aktivitetet do të nisin në orën 09:00, ku do të vizitohet familja e heroit Bunjaku.

Në orën 09:30 do të ketë homazhe te varri i Bunjakut, e në orën 15:00 do të mbahet akademia përkujtimore te Pallati i Rinisë.

Rreshteri Bunjaku është vrarë më 24 shtator të vitit të kaluar nga grupe të armatosura terroriste serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Afrim Bunjaku është shpallur Hero i Kosovës.

Lexo edhe:  Mërgimtari s’mund t’i ndalë lotët kur rrëfen se si i vodhën hajnat tri herë në shtëpi: M’i morën 10 mijë euro, stoli ari e gjësende tjera