E dhimbshme: Varrosen 17 dhe 19 vjeçari që vdiqën në aksidentin e mbrëmshëm

Malsor Pllanës që humbi jetën në aksident i është dhënë sot lamtumira e fundit.

Një numër i madh i qytetarëve të Vushtrrisë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ndjerit Malsor Pllana, i cili siç është edhe raportuar në media është djali i vetëm i familjes.

Edhe nga pamjet shihet pikëllimi i madh i qytetarëve për lamtumirën e fundit që po i jipet të riut Malsor Pllana.

Siç bëjnë me dije lexuesit tanë varrimi i të riut tjetër që humbi jetën në aksident, tashmë të ndjerit Shkëlqim Pllana do të bëhet nesër.

Lexo edhe:  “Lëvizjet ushtarake të ushtrisë serbe”, analistja amerikane: Moska dhe Beogradi po përgatisin sërish kaos në Kosovë dhe Bosnjë