Këta janë dy personat që u arrestuan për rrahjen te ‘Hib Petrol’ në Ferizaj – e bënë për spital një 22-vjeçar

Dje u raportua për një incident që ka ndodhur pas mesnate në afërsi të pompës së derivateve ‘Hib Petrol’ në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë e një përleshjeje fizike një person ka përfunduar në spital. Të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Por që nuk vonoi shumë dhe Policia u ra në trag dy të rinjve që dyshohet se rrahën keq dy persona.

Sinjali mëson nga burimet e veta se dy të rinjtë që u arrestuan janë 23-vjeçari Lirigzon Mehmeti dhe Florentin Hamza 21-vjeçar.

Mehmeti dhe Hamza dyshohet se me anë të goditjeve i kanë shkaktuar lëndime serioze në kokë një 22-vjeçari, i cili u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku po vazhdon të trajtohet.

Ndërsa personi tjetër që po ashtu u rrah nga Mehmeti dhe Hamza ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Kurti: Forcat tona shpëtuan 3 qytetarë në Turqi, faleminderit që bëni shtetin tonë krenar