Vdes avokati i njohur kosovar, Jashar Lokaj

Sot, në moshën 72-vjeçare është ndarë nga jeta avokati i njohur kosovar, Jashar Lokaj. Kështu ka bërë me dije familja e të ndjerit, me ç’rast ka njoftuar edhe për detajet e ceremonisë së varrimit.

Sipas njoftimit, i ndjeri do të varroset të premten, më 26 maj, në orën 16:00, në varrezat e fshatit Pobërgjë.

“Mbledhja komemorative mbahet në sallën e Asamblesë komunale më datë 26.05.2023 në ora 13:00. Varrimi i të ndjerit bëhet të premten më datë 26.05.2023 në orën 16:00, në varrezat e fshatit Pobërgjë në drejtim të rrugës për Voksh”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, nesër nga ora 13:00, Komuna e Deçanit organizon mbledhje komemorative në sallën e Kuvendit Komunal me rastin e ndarjes nga jeta të Lokakt, i cili ka qenë edhe kryetar i Këshillit Ekzekutiv në Komunën e Deçanit dhe ish punëtor i Gjykatës Komunale në Deçan.

Lexo edhe:  Edhe dy muaj paraburgim për të dyshuarit e sulmit në Banjskë