Kërset dajaku në ‘rrugën B’ në Prishtinë, Policia arreston personat e përfshirë

Sot pasdite në “rrugën B” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Paraprakisht ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, e pak minuta më vonë, disa persona kanë nisur të rrahen dhe fyhen mes vete, duke vrapuar edhe në rrugën kryesore e duke penguar qarkullimin e automjeteve në atë pjesë.

Pak minuta më vonë në vendngjarje ka dalë edhe Policia e Kosovës, të cilët në video shihen duke arrestuar të personat e përfshirë në këtë incident.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga rrahja dhe arrestimi i të dyshuarve. Edhe autoambulanca është parë në vendngjarje.

Në lidhje me këtë rast, portali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës por deri në publikimin e akëtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje në lidhje me rastin.

Lexo edhe:  Zeqiri për The Guardian: S’ishte qëllimi im të bëhesha i famshëm, nuk e imagjinoja se do të fitoja